20.11.2017

Instagram drejt ‘revolucionarizimit” të stilit

2 Shkurt 2017

Rrjeti social i fotove në pronësi të Facebook është duke testuar mbi një grup të ngushtë përdoruesish mundësinë e publikimit të shumë fotove në një postim të vetëm.

Deri tani ky opsion ka qënë vetëm për reklamimet dhe shumë shpejt mund të shtrihet tek të gjithë përdoruesit, thotë faqja Droid-Life.

Mundësia e publikimit të një albumi fotosh, si ajo që hidhet në Facebook, mund të jetë në versionin 10.7.0 të aplikacionit në fazën e lançimit për Android.

Përdoruesit, thotë Dreoid-Life, mund të lidhin në një postim të vetëm deri në 10 foto, secila e modifikueshme me filtrat që dëshironi. Në momentin që postohet albumi mund të shfletohet në çdo foto për të mbledhur “pëlqime”.