19.12.2018

Gjobë rekord për Google

18 Korrik 2018

Komisioni Evropian i ka vendosur Google-it gjobën rekord të 4.34 miliardë eurove për Androidin.

Krahu ekzekutiv i bllokut thotë se firma e ka përdorur sistemin operativ celular për të “çimentuar pozitën e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet”.

Sistemit tjetër të saj Alfabet i janë dhënë 90 ditë kohë për të ndryshuar praktikat e biznesit, në të kundërt do të përballet me dënime të mëtejshme deri në 5% të fitimeve ditore.

Masa e KE-së përfaqëson gjobën më të madhe të vendosur ndonjëherë kundër një firme të vetme. Shefi ekzekutiv i Google, Sundar Pichai ishte informuar paraprakisht të martën rreth vendimit të Komisioneres së Konkurrencës Margrethe Vestager.

Në deklaratën e saj thuhet se Google u ka mohuar “konsumatorëve europianë përfitimet e konkurrencës efektive në sferën e rëndësishme të telefonisë së lëvizshme”.

Kompania me seli në Kaliforni ka mundësi që ta apelojë këtë vendim.