28.05.2017

Galaxy S8 mund të dalë më 29 mars

28 Janar 2017

Galaxt S8, smartphone i ardhshëm i Samsung, mund të publikohet më 29 mars. Lajmi bëhet i ditur nga Venture Beat falë Evan Blass, që tashmë njihet si një nga ‘zërat’ që na jep dhe një foto të pajisjes.

Smartphone koreanojugor, siç është thënë dhe nga The Guardian, për herë të parë nuk do të ketë butonat klasikë të navigimit, duke i dhënë më shumë hapësirë ekranit. Pajisja do të vijë në dy përmasa, nga 5.8 dhe 6.2 polsh, me ekranin që zë 83% të sipërfaqes së panelit ballor. Të dy modelet duhet të kenë një ekran Edge, pra të lakuar në të dy anët.

Galaxy S8 pritet të jetë me një Ram 4 Gb, memorie të brendshme që dotë nisë nga 64GB, dhe bateri 3.000 dhe 3.500 mAh dhe n20% më shumë efiçencë energjitike. Karikimi do të bëhet me portë Usb-C, me vendin pranë atyre të kufjeve, që ndryshe nga Apple, Samsung nuk ka hequr dorë.

Mes të rejave bie në sy dhe Samsung DeX, mudnësia për të lidhur smartphone me një monitor me tastierë dhe maus, në mënyrë të ngjashme me Continuum të Microsoft.