12.12.2019

Facebooku mbyll shumë llogari në Kosovë, Maqedoni, Rusi e Iran

26 Mars 2019

Facebooku ka njoftuar të martën se ka mbyllur shumë llogari nga Kosova për mashtrime.

Në një njoftim të fundit nga rrjeti social, është bërë e ditur se janë mbyllur 2632 faqe, grupe dhe llogari që kishin pasur “sjellje të koordinuara joautentike” në Facebook dhe Instagram. Këto grupe janë mbyllur në Iran, Rusi, Maqedoni e Kosovë. Nuk ka pasur ndërlidhje mes aktiviteteve sipas Facebookut, por ato kanë shfrytëzuar taktikat e njëjta për të krijuar rrjete të llogarive për të mashtruar të tjerët, transmeton Koha.net.

Sa i përket njoftimit për Kosovën dhe Maqedoninë, Facebooku ka njoftuar se janë mbyllur 212 faqe, grupe dhe llogari.