19.09.2017

Evan Blass shfaq pamjen zyrtare të Galaxy S8

1 Mars 2017

Evan Blass, burimi më i besueshëm i rrjedhjeve online dhe sekreteve të telefonave, është kthyer me një hit të ri, këtë herë duke zbuluar telefonin më të pritur të 2017, Samsung Galaxy S8.

Imazhi i shfaqur është në përputhje me reklamën e Samsung në MWC të një pajisje me korniza minimale.

Imazhi poashtu paraqet datën e konfirmuar nga Samsung për lansimin e pajisjes, që është 29 marsi.

Për më shumë, fotoja na jep idenë se si do të duket ekrani i ndezur kur telefoni të arrijë në treg në prill të këtij viti.