26.07.2017

Zyrtare: Vjen lajmi i madh për Xherdan Shaqirin

18 Mars 2017

Ylli nga Kosova që aktivizohet për Stoke Cityn në Premier Ligë, Xherdan Shaqiri ka marrë një lajm shumë të mirë.

25-vjeçari është rikthyer plotësisht nga lëndimi dhe është i gatshëm për ndeshjen e sotme ndaj Chelseat, e cila zhvillohet me fillim nga ora 16:00, shkruan Periskopi.

Lajmi për rikthimin e futbollistit nga Gjilani e ka dhënë trajneri i tij Mark Hughes.

“Ai ka pasur disa pengesa të vogla. Para këtyre lëndimeve të vogla ai u ringjall dhe u ndjeva se ai u bë me të vërtetë mirë, por u ndalua sërish”, ka deklaruar Hughes.

“Ai është i aftë dhe në dispozicion edhe pse shpresojmë se nuk do të marrë kahja negative në ndeshjen ndaj Chelseas”, ka shtuar ai./Periskopi.com/