22.11.2017

Ylli i Kombëtares së Shqipërisë: Më vjen keq për eliminimin e Italisë

14 Nëntor 2017

Odise Roshi ishte protagonist në fitoren e Shqipërisë në miqësoren ndaj Turqisë. Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Turqia për emisionin “Zona Gol” në “Supersport” mesfushori fierak foli për fitoren e sotme dhe për përshtatjen me trajnerin Panuçi. Roshi gjithashtu nuk ngurroi të bënte një ngushëllim për Italinë që mbeti jashtë Botërorit.

“Nuk e pamë ndeshjen e Italisë. Më erdhi shumë keq për eliminimin”, ka thënë Roshi.

“E nisëm mirë, kemi bërë një stërvitje shumë të mirë. Trajneri na ka thënë që duhet të marrim fitoren sepse kemi bërë një punë që duhet t’iu falënderoj të gjithëve. Jemi të gjithë të gëzuar për këtë fitore.”

Ndërsa, në lidhje me përshtatjen me trajnerin Panuçi, ai ka thënë: “Trajneri Panuçi kërkon të luajmë më krahët sepse aty mendon ai që jemi më të rrezikshëm dhe e shfaqim më mirë kualitetin që kemi, siç e shfaqëm edhe sot.” /Express/