18.12.2017

Xherdan Shaqiri “luan” Vallen e Rugovës

19 Prill 2017

Xherdan Shaqiri njihet si një prej futbollistëve impulsiv gjatë lojës në fushë. Edhe festimin e golave të shënuar e bën në mënyrë të veçantë.

Paraqitje e tij, ka bërë që dikush të krijojë nga fotografitë e tij një video-montazhë, ku Shaqiri duket sikur e hedh Vallen e Rugovës, raporton KosovaOnline.info.

Mjaft bukur duket se është përshtatur me këtë valle futbollisti i famshëm shqiptar, i cili ditë më parë sërish u dallua për golin e shënuar, pas eurogolit që mbahet mend në kambionatin e fundit evropian./KosovaOnline.info/