16.10.2019

Xhaka e Shaqiri kërkojnë falje publike për festimin me shqiponjë (Foto)

4 Shtator 2018

Futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë kërkuar falje për festimin me shqiponjë gjatë ndeshjes kundër Serbisë. Këtë ata e bënë gjatë një konference për media ku ishin të pranishëm drejtuesit e federatës zvicerane të futbollit.

Granit Xhaka gjatë kësaj konference tha se do të ishte budalla nëse do të përsëriste gjestin me shqiponjë. Ai premtoi se nuk do të bëjë më shqiponjën kur luan për Zvicrën, duke shtuar se këtë e ka diskutuar edhe me trajnerin, raportojnë mediat zvicerane.

Ndërsa, Xherdan Shaqiri tha se do të kërkonte falje nëse njerëzit në Zvicër janë ndier të fyer nga kremtimi i tij.

Ndryshe, golat e Xhakës dhe Shaqirit i sollën fitoren Zvicrës në përballjen e saj me Serbinë në eliminatorët për Botërorin Rusia 2018.

Futbollistët shqiptarë për festimet e tyre u përballën me reagime nga pala serbe dhe një pjesë e opinionit zviceran.