26.07.2017

Uta Ibrahimi sot niset për në Majën Everest

16 Mars 2017

Alpinistja Uta Ibrahimi sot e fillon udhëtimin e saj legjendar.

Ajo ka paralajmëruar se do të niset sot për në Himalaya. Qëllimi i ekspeditës është ngjitja e disa majave si dhe majës më të lartë të rruzullit tokë, Maja Everest, 8848 metra lartësi mbidetare.

“Nuk ka diskutim që kjo është sfida më e madhe e jetës dhe karrierës sime. Trajnimet kanë qenë të gjata, në kohë dhe distancë, ekspedita të ndryshme në Kosovë, Evropë e Azi. Është shumë e rëndësishme me e cek që krejt kjo përgatitje kishte me qenë e pamundur pa përkrahjen e juve e sidomos komunitetit bjeshkatar në Kosovë dhe Shqipërisë” ka shkruar mes tjerash Uta në rrjetin social Facebook.

“Jam krenare që përfaqësoj dhe Kosovën dhe Shqipërinë e gjithashtu e vlerësoj shumë përkrahjen që më kanë dhënë Shoqata Dajti nga Shqipëria. Do të ju sjell dhuratë, do të valvoj flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë kur të arrij në maje.

Kam nevojë për dashninë, lutjet dhe pozitivitetin e juaj. Pres me ju pa me padurim pas 3 muaje të kësaj ekspedite.

Dashni, Uta”, përfundon Uta.