19.08.2018

Tahiri e kryen stërvitjen e para zyrtare në Lojërat Olimpike Dimërore

8 Shkurt 2018

Skitari kosovar, Albin Tahiri, e ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nga tri të tilla sa do t’i kryejë në lëshim të shpejtë në Lojërat Olimpike Dimërorë 2018 në PyeongChang të Koresë Jugore.

Sportivi i vetëm që e përfaqëson Kosovën në këto lojëra dhe atë për herë të parë në histori, garën e parë në këtë disiplinë do ta zhvillojë të dielën, raporton Express.

Tahiri ka thënë se pret paraqitje më të mirë në dy stërvitjet e radhës.

Ai do t’i zhvillojë edhe dy stërvitje tjera para garës të së dielës, të premten dhe shtunën.