23.10.2017

Spanja triumfon ndaj Shqipërisë, siguron botërorin e Rusisë

6 Tetor 2017

Spanja ka shënuar fitore të lehtë ndaj Shqipërisë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Kampionët e Botës të vitit 2010 në Alicante kanë mposhtur 3:0 Shqipërinë e Christian Panuccit.

Të tre golat, skuadra e Spanjës i shënoi në pjesën e parë.

Rodrigo ishte lojtari që hapi ndeshjen, duke shënuar në minutën e 16’. Tetë minuta më vonë, Isco dyfishoi epërsinë.

Golin e tretë dhe të fundit për Spanjën, e shënoi Alcantara, në minutën e 27’.

Me këtë fitore, Spanja siguron kualifikimin në botërorin e Rusisë, pasi Italia barazoi 1:1 me Maqedoninë./Lajmi.net/