20.07.2018

Sonte luhet gjysmëfinalja e parë e Botërorit, këto janë parashikimet

10 Korrik 2018

Sot do të luhet gjysmë-finalja e parë e botërorit të Rusi 2018. Në këtë ndeshje do jetë përballë Franca me Belgjikën. Franca vjen pasi eleminoi Uruguain me rezultatin e pastër 2-0, kurse Belgjika pasi eleminoi Brazilin me rezultatin 2-1.

Të dy ekipet do zbresin në fushë me formacionet më të mira. Ajo që theksohet është mungesa e Meunier tek Belgjika. Mbrojtësi i djathtë do mungojë për shkak të pëzullimit të kartonave, kurse nga kampi francez është në dyshim aktivizimi i Umtiti pas një dëmtimi të vogël muskular.

Bastet favorizojnë pak më shumë Francën për kalimin në finalen e madhe, por që e theksojnë forcën që mund të tregojë Belgjika. Asgjë nuk mund të flitet me siguri se si do shkojë ndeshja, pasi ky botëror ka qenë botërori i surprizave. Ndeshja do fillojë në orën 20:00 dhe spektakli dhe emocionet janë të garantuara.