17.10.2019

Shorti i LK: Caktohen duele të mëdha ndërmjet top-skuadrave evropiane

30 Gusht 2018

Në një eveniment në Monako është hedhur shorti për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, me ç’rast janë kompletuar tetë grupet që do të garojnë në garën më të madhe evropiane për klube në sezonin 2018/2019.

Përballje interesante do të shohim në Grupin B, ku Barcelona do të ketë punë me Tottenham Hotspur, Interin dhe PSV-në.

Një tjetër grup i vështirë, është Grupi C, ku garojnë Paris Saint-Germain, Napoli dhe Liverpooli.

Kampioni në fuqi, Real Madrid, si kundërhstar më të vështirë në Grupin G e ka Romën, por aty është edhe CSKA Moska.

Në Grupin H, Juventusi dhe Manchester Unitedi do të kenë punë edhe me Valencian dhe Young Boys.

Grupi A

Atletico Madrid

Borussia Dortmund

Monaco

Club Brugge

Grupi B

Barcelona

Tottenham Hotspur

PSV Eindhoven

Inter

Grupi C

Paris Saint-Germain

Napoli

Liverpool

Crvena Zvezda

Grupi D

Lokomotiv Moska

Porto

Schalke

Galatasaray

Grupi E

Bayern Munich

Benfica

Ajax

AEK

Grupi F

Manchester City

Shakhtar Donetsk

Lyon

Hoffenheim

Grupi G

Real Madrid

Roma

CSKA Moska

Viktoria Plzen

Grupi H

Juventus

Manchester United

Valencia

Young Boys

/Telegrafi/