20.07.2018

Shaqiri – Liverpool, zbulohet çmimi i transferimit nga Stoke City

11 Korrik 2018

Liverpool ka bërë gati ofertën për blerjen e mesfushorit të Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

Liverpool ka filluar bisedimet me mesfushorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqiri.

Mediat angleze raportojnë se “Reds” kanë intensifikuar përpjekjet për blerjen e yllit kosovar, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Shaqiri është në kërkim të një klubi të ri pas rënies së Stoke Cityt nga Premierliga, përcjell “lajmi.net”.

Liverpool beson se mund ta transferojë Shaqirin për 13 milionë funte.