20.11.2018

Shaqiri mund të huazohet te Galatasaray

7 Nëntor 2018

Mesfushori Xherdan Shaqiri mund të huazohet te skuadra turke, Galatasaray.

“Xherdan Shaqiri (27), i cili u transferua në verë te Liverpooli është shënjestruar nga Galatasaray. Ish-lojtari i Bayern Muenchenit dhe Stoke Cityt mund të huazohet në janar”, shkruan të mërkurën “transfermarketweb.com”.

Mesfushori i Zvicrës ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023. Te Liverpooli vlerësohet lartë.

Në shtatë ndeshje të zhvilluara në Premier League ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime.