22.11.2017

Sergio Ramos shpallet mbrojtësi më i mirë për vitin 2017 nga Goal 50

14 Nëntor 2017

Ylli i Real Madridit dhe Spanjës, Sergio Ramos, është shpallur mbrojtësi më i mirë i vitit 2017 nga Goal 50.

Ramos, 31-vjeçar, vjen nga një sezon i jashtëzakonshëm, pasi u bë lojtari i parë që e udhëheq Real Madridin drejt triumfit në ligë dhe dy herë radhazi në Ligë të Kampionëve që prej Juan Alonsos në vitin 1958, transmeton Express.

Ramos kontribuoi me 10 gola për kauzën e Real Madirdit – shifër e re kjo personale për qendërmbrojtësin gjatë një sezoni.

Spanjolli i mposhtin Leonardo Bonuccin dhe Dani Alvesin në garë për mbrojtësin më të mirë të vitit 2017./Express/