20.10.2019

Ronaldo vazhdon të vuajë në Itali, por jo Juventus!

2 Shtator 2018

Tre ndeshje zero gola për fituesin e 5 “Topave të Artë”, Cristiano Ronaldo, i cili nuk mundi t’i shënojë as Parmës, ndeshje të cilën Juventusi arriti ta fitojë me rezultatin 2-1.

Mandzukic dhe Matuidi ishin autorët e dy golave në këtë takim, duke i dhënë 3 pikët e radhes Juventusit, i cili e sheh veten në vendin e parë në klasifikim me pikë të plota pas 3 takimeve.

Por bardhezinjtë, pavarësisht pikëve të grumbulluara deri tani, duke se ende nuk janë të lumtur pasi presin me padurim golat nga portugezi i ardhur me aq bujë në Serie A, por deri tani nuk ka mundur të tregojë klasin e tij.