22.11.2017

Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi

14 Nëntor 2017

Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Real Madridi, sipas Chiringuito TV në Spanjë.

Portugezi është duke vuajtur nga një rënie në formë në muajt e fundit, pasi ka shënuar vetëm një gol në La Liga deri më tani këtë sezon, transmeton Express.

Dhe, siç raporton Chiringuito TV, Ronaldo tani dëshiron të largohet kah 30 qershori, pasi e ka refuzuar kontratën e re në “Santiago Bernabeu”.

Kërkesa e katër herë fituesit të Topit të artë është hedhur poshtë nga presidenti i Realit, Florentino Perez, duke e përkeqësuar kështu marrëdhëniet e tyre./Express/