22.09.2017

Reali kalon mes frikës, në finale e pret Juventus (VIDEO)

10 Maj 2017

Juventus-Real Madrid është finalja e madhe e Ligës së Kampionëve këtë edicion.

“Los Blancos” siguruan biletën e finales, përkundër humbjes në ndeshjen e dytë nga Atletico Madridi.

Në fakt, Reali vuajti shumë në pjesën e parë, kur e pa veten në disavantazh prej dy golave, Saul Niguez dhe Antoine Griezmann, bënë që tifozët “Los Colchoneros” të ëndërrojnë përmbysjen e madhe.

Megjithatë, Isco shënoi për 2:1 në minutën e 42-të, gol që ishte vendimtar.

Skuadra e Diego Simeones nuk pati fuqi të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë dhe ndeshja u mbyll 2:1.

Kjo është finalja e dytë e Realit në dy vitet e fundit./Lajmi.net/