26.07.2017

Reali dhe Barcelona nuk gabojnë, titulli vendoset javën e fundit

14 Maj 2017

Barcelona dhe Real Madrid kanë bërë detyrën në javën e parafundit të kampionatit spanjoll, duke lënë ende pezull çështjet e titullit kampion.

Katalanasit kanë mposhtur Las Palmasin me rezultatin 1-4, në një ndeshje ku protagonist kryesor ishte braziliani Neymar, i cili asistoi golin e parë të Suarezit dhe shënoi tre herë të tjera vetë.

Edhe Real Madrid mori një fitore 4-1 ndaj Sevilla-s, në një ndeshje aspak të lehtë për madrilenët. Nacho, dy herë Ronaldo dhe Toni Kroos, ishin autorët e golave për ekipin e Zidane, ndërsa për miqtë shënoi malazezi Jovetiç.

Pas kësaj jave, Barcelona dhe Real Madrid kryesojnë kampionatin spanjoll me nga 87 pikë, por me katalanasit që janë të avantazhuar falë rezultateve në ndeshjet direkte.

Të mërkurën Real do të luajë ndeshjen ë prapambetur ndaj Celta Vigos, në transfertë dhe do të ketë mundësi të shkojë si kryesuese e vetme, në javën finale të kampionatit.