18.12.2017

Raiola në Milano, ditë vendimtare për rinovimin e Donnarummës

15 Qershor 2017

Milani është i përqendruar te merkato në hyrje, por nuk ka harruar as rinovimin e Gianluigi Donnarumma-s. Sot do të zhvillohet takimi shumë i rëndësishëm ku nga njëra anë do të jetë agjenti Mino Raiola që përfaqëson lojtarin dhe në krahun tjetër Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli, dy drejtuesit e skuadrës kuqezi të Milanos.

Në qendër do të jetë e ardhmja e kontratës së portierit që skadon në 30 qershor 2018. Milan ka ofruar një kontratë me 4.5 milion euro në sezon, por interesimi i Real Madrid, PSG, Juventus dhe Manchester United kanë bërë që Raiola të shtojë kërkesat e tij.

Nëse nuk rinovon në mediat italiane është përfolur se ai rrezikon që të luajë dhe 1 sezon në pankinë./albeu.com/