18.07.2018

Plas skandali, shorti i Ligës së Kampionëve i kurdisur

13 Prill 2018

Kanë plasur përsëri akuzat në drejtim të UEFA. Kësaj radhe kemi të bëjmë me shortin e Ligës se Kampionëve ku disa media kanë shkruar se biletat për gjysmëfinale kanë dal shumë më herët para se të hidhet shorti.

Pas kësaj shumë tifozë të futbollit kanë thënë se shorti i Ligës së kampionëve ishte i kurdisur.

Klubi i Premier Ligës Liverpool është shortuar për të luajtur me Romën këtë të premte në ora 1, transmeton GazetaExpress.

Por Roma, i kishte hedhur biletat për gjysmë finale me Liverpoolin që të enjten në mbrëmje, pra rreth 12 orë para se të dalin në shitje ato – madje ata kishin dërguar edhe email tek tifozët ultra për t’i blerë ato.

Tifozët i kishin bërë “screenshot” dhe i kishin postuar në rrjetet sociale, gjë që tani po konsiderohet skandal nga mediat e ndryshme.

Madhe edhe data ka qenë e saktë, 2 maj 2018, ku Liverpool udhëton për në Romë për ta luajtur ndeshjen e dytë të gjysmëfinales. /GazetaExpress/