23.10.2018

Përleshje mes tifozëve në Pejë, arrestohen dy persona

20 Maj 2018

Një përleshje ka shpërthyer në Pejë mes tifozëve të Prishtinës dhe Dritës, afër stadiumit “Shani Haxhiislami”, aty ku do të zhvillohet ndeshja që përcakton kampionin e ri. Policia ka arrestuar dy persona.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Driton Rugova nga policia rajonale e Pejës. Rugova tha se dy persona janë arrestuar dhe dërguar në stacionin policor për intervistim pasi kanë prishur rendin në turmë.

Njeri nga të arrestuarit u takon grupit të tifozëve të Dritës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14:56 minuta përderisa po pritet konfirmimi i prokurorit të rastit për procedura ndaj tyre.

Forca të shumta të policisë janë përreth stadiumit dhe afër mijëra tifozëve të të dy skuadrave.