24.09.2017

Perez paralajmëron ndryshim drastik në sulmin e Real Madridit

13 Shtator 2017

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, është duke planifikuar të bëjë një ndryshim të madh në sulmin e klubit që udhëheq.

Don Balon raporton se Perez është i gatshëm t’i shesë dy yje, Karim Benzema dhe Gareth Bale, për t’i financuar shpenzimet e mëdha gjatë afatit kalimtar verën e ardhshme, transmeton Express.

Arsenal dhe Manchester United janë të interesuara për dyshen, sipas Don Balon.

Raportohet se Perez do t’i përdorë ato para për ta sjellë në “Santiago Bernabeu” yllin e Atletico Madrid Antoine Griezmann dhe sulmuesin e Juventus Paulo Dybala.

Ai parashikon një sulm Griezmann, Ronaldo, Dybala./Express/  



Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/sport/perez-paralajmeron-ndryshim-drastik-ne-sulmin-e-real-madridit-433599/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright