16.10.2019

Panucci shpall listën kundër Izraelit dhe Skocisë, emra të rinj, por edhe rikthime

1 Shtator 2018

Trajneri i kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka dalë në një konferencë për shtyp në ambientet e Federatës Shqiptare të futbollit, për të publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet që Shqipëria do të luajë me Izraelin dhe Skocinë në 7 dhe 10 shtator për Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare po përgatitet për Ligën e Kombeve e cila starton më 7 shtator për kuqezinjtë përball Izraelit në “Elbasan Arena”. Trajneri Panucci ka bërë të ditur listën e 25 lojtarë që ka grumbulluar për dy ndeshjet me Izraelin dhe Skocinë, duke evidentuar problemet që ka hasur në këtë periudhë me lojtarët e rikthyer nga dëmtimet apo me ata që luajnë pak në klubet e tyre.

ka prezantuar listën e dy ndeshjeve të eliminatoreve të Ligës së Kombeve. Gjithçka për kuqezinjtë starton me ndeshje me Izraelin në “Elbasan Arena” më 7 shtator për të udhëtuar më pas drejt Skocisë ku më 10 shtator do të zhvillojnë ndeshjen e dytë.

25 lojtarë ka grumbulluar trajneri italian mes shumë peripecive, duke u përpjekur të minimizojë sa më shumë problemin kryesorë të lojtarëve tanë që është aktivizimi i pakët në klubet e tyre.

“Fillon aventura e re Eropiane për Euro 2020, kjo është gjëja më e rëndësishme. Presioni më i madh është që duhet të shkojmë në Europian dhe dy miqësoret e fundit duhet t’i harrojmë sa më shpejt. Na munguan disa lojtarë, por tani janë rikuperuar dhe më vjen mirë. Gjithsesi vlen për t’u theksuar se Shqipëria nuk është Brazili, por jemi skuadër e mirë. Unë komunikoj thuajse çdo ditë me lojtarët dhe duhet të jemi koshient se disa nuk kanë minutat e nevojshme në këmbë, disa të tjerë janë kthyer nga dëmtimet dhe këta lojtarë nuk mund të luajnë dot dy ndeshje njëra pas tjetër, do të mundohemi të gjejmë zgjidhje. Për fat të keq kjo është situata”, u shpreh Panucci.

Rikthimi i kapitenit Agolli është dhe kthesa më e fortë që ka bërë trajneri Panucci, i cili duket se nuk ja doli mbanë të gjej askënd që mund të bëjë më mirë se sa 36-vjecari i Karabakut.

“Agollin asnjëherë nuk e kam përjashtuar, kam thënë se na duhet të gjejmë një zëvendësues. Madje nëse nuk do ta gjejmë deri në prag të eliminatoreve të europianit do të shohim. Nuk kam thënë që nuk do ta marr më. Tani e kam grumbulluar për eksperiencën e tij. Në fakt janë tre mbrojtës së majtë, Demiri, Binaku dhe Agolli, për këtë arsye i kam grumbulluar tre që ti shoh e të vendos më pas kush do të luaj”, sqaroi Panucci.

Janë disa emrat e rinj si Miha, Demiri, Binaku apo Prenga, por Panucci thekson një tjetër problem të vënë re gjatë vëzhgimit të alternativave të reja.

“Mund të jenë vëzhguar gati 250 lojtarë dhe mund të theksoj se janë të shumtë lojtarët që i kontaktojmë direkt apo nëpërmjet menaxhereve dhe as që ngrenë telefonin apo të përgjigjen, po dua të vij, jo nuk dua të vij. Kjo më ka lënë shije shumë të keqe As lojtarët më të mëdhenj në botë nuk sillen kështu”, tha Panucci.