20.11.2018

Nora Gjakova fiton medaljen e artë në Grand Slamin e Abu Dhabit

27 Tetor 2018

Xhudistja jonë, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Abu Dhabi.

Ka ardhur medalja e parë e artë për Kosovën në Grand Slamin, i cili po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Është xhudistja pejane, Nora Gjakova, e cila ka triumfuar në finale dhe ka fituar medaljen e artë.

Fitorja e Nora Gjakovës erdhi me një ippon maestral, për më pak se një minutë ndaj ruses Anastasia Konkina.

Kjo fitore shkon edhe në të mirë të ranglistës së Kosovës, pasi ajo ka fituar edhe 1 mijë pikë Olimpike.

Ndryshe, më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.