18.12.2017

Nëse dështon për Verratin, Barcelona ka gati planin B

19 Qershor 2017

Barcelona dëshirën e parë në merkaton e verës ka që të transferojë Marco Verratin nga skuadra e Paris Saint Germain-in, por skuadra franceze duket shumë e vështirë për t\'u bindur.

Blaugranat nëse dështojnë për mesfushorin italian, kanë gati planin B. Miralem Pjanic mesfushori boshnjak i Juventusit është zgjedhja e dytë e Barcelonës për repartin e mesfushës.

Drejtuesit e Barcelonës pëlqejnë shumë 27-vjeçarin ballkanas të cilin e ndoqën me vëmendje edhe në finalen e Champions Leagues. Kampionët e Italisë e blen sezonin e kaluar për 38 milionë euro, një shifër të cilën blaugranët duhet ta kalojnë nëse dëshirojnë të blejnë mesfushorin e njohur./albeu.com/