15.12.2018

Në rast pavarësie të Katalonjës, Messi do të largohej gratis nga Barça

5 Janar 2018

Lionel Messi ishte i shqetësuar për mundësinë që Katalonja të shkëputet nga Spanja. Kështu ka bërë të ditur gazeta spanjolle ‘El Mundo’ e cila në ballinën e edicionit të datës 5 janar ka raportuar për vonesat e argjentinasit për të rinovuar kontratën me Barçën, transmeton Gazeta Metro.

Sipas medies spanjolle, Messi kishte pritur rezultatin e referendumit dhe të krizës që pasoi në Katalonjë për të parë nëse shkëputja është e mundshme. Messi u kishte thënë drejtuesve të klubit që në rast pavarësie të Katalonjës, ai do të vazhdonte të luante në Barcelonë vetëm nëse klubi do të transferohej në ndonjë ligë tjetër të fortë europiane, si për shembull në Francë, Angli, Spanjë ose Gjermani.


Sipas klauzolës së vënë në kontratë, Messi do të kishte të drejtën të largohej gratis nga Barcelona nëse La Liga do ta përjashtonte klubin pas pavarësisë eventuale.

Megjithatë, Spanja dhe Bashkimi Europian nuk mbështetën iniciativën për pavarësinë e Katalonjës, duke bërë që Messi  të rinovojë në një kontratë që e ka bërë më të paguarin në botë. Por, klauzola ende ekziston, por tentimet e reja për shkëputje të rajonit duken që janë shuar për një kohë./gazetametro.net/