16.10.2019

Milan e fiton derbin ndaj Romës në minutën e 95’

31 Gusht 2018

Milan e ka fituar derbin e xhiros së dytë në Serie A, duke e mundur Romën 2:1 në ‘San Siro’, me golin e fitores së shënuar në minutën e 95’.

Skuadra e trajnerit Gennaro Gattuso ka arritur fitoren e parë këtë stinor në elitën e futbollit italian, pas një fitore sensacionale ndaj Romës.

Pjesa e parë i takoi në tërësi skuadrës së Milanos. Pas një dominimi total të ndeshjes, ishte Kessie që pas një asistimi të Rodriguez kaloi “rosonerët” në epërsi, dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultatin 1:0 në favor të Milan.

Pjesa e dytë filloi pak më ndryshe. Ishte Roma që në 15 minutat e para të pjesës së dytë shfaqi diçka nga loja e saj. Skuadra nga kryeqyteti shfrytëzoi momentin e parë të rrezikshëm për që u krijua në 16 metërshin e Milanit, ku pas një tollovie, ishte qendër mbrojtësi Fazio që barazoi rezultatin në 1:1.

Skuadrat gjetën rrugën e golit edhe nga një herë tjetër mirëpo ishte VAR që ndërhyri në të dyja rastet për të qenë përcaktues në rezultatin përfundimtar.

Kur po luhej minuta e 95’, ishte Gonzalo Higuain që bëri një asistim për të nxjerrë të vetëm para portës Patrick Cutronen, që realizoi për 2:1.

Me këtë fitore, Milan numëron 3 pikë, ndërsa Roma mbetet në kuotën e 4 pikëve./Lajmi.net/