22.09.2018

Mendes udhëton për Greqi, Ronaldo sonte zyrtarizohet si lojtar i Juventusit

10 Korrik 2018

Juventusi dhe Real Madridi janë pajtuar që Cristiano Ronaldo të kalojë në Torino për 105 milionë funte.

Sky Italia raporton se për në Greqi është nisur sot edhe agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes ku do ti bashkohet takimit me Presidentin Andrea Agnelli dhe Ronaldos në një takim të përbashkët.

Sulmuesi i Real Madridit është në pushime në resorin Costa Navarino dhe më herët është raportuar sot se oferta e kampionëve italianë për më shumë se 100 milionë euro është pranuar nga Real Madridi.

Presidenti i Juventusit Andrea Agnelli ka ateruar në Greqi sot në mëngjes dhe helikopteri është parë duke ateruar në resorin ku po qëndron Ronaldo, transmeton GazetaExpress.

Sipas Sky Italia raportohet se në takimin e tyre është ftuar edhe Mendes që do ti bashkohet pas pak çiftit në Costa Navarino që do të thotë se marrëveshja do të kompletohet shumë shpejt.

Lajmërimi zyrtar pritet të bëhet këtë mbrëmje me Ronaldon që pritet ti thotë lamtumirë Madridit me një video mesazh. /GazetaExpress/