16.12.2018

Mashtrime në Facebook në llogari të Majlinda Kelmendit

6 Janar 2018

Një faqe në Facebook i hapur në emër të Majlinda Kelmendit ka shpërndarë lajme të rrejshme për një duel të kampiones olimpike me një xhudiste serbe, transmeton Koha.net.

Në dy postimet e fundit të këtij profili të rrejshëm, thuhej se është duke u organizuar një duel të kurdisur me një xhudiste serbe dhe kishte shkruar se në bazë të komenteve që do të merrte postimi do të vendoste nëse do të përballej në këtë duel.

Trajneri Driton Kuka në një postim në Facebook, ka thënë se Kelmendi nuk ka asnjë profil të saj zyrtar dhe i ka bërë thirrje Policisë së Kosovës që të hetojë rastin.

“Majlinda ska facebook as instagram as asnjē rrjet tjetër social! Miq të nderuar,media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës”, ka shkruar Toni Kuka.