26.08.2019

Majlinda Kelmendi e nis me fitore rrugëtimin drejt të Artës në Izrael

24 Janar 2019

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka nisur me fitore garën në turneun Grand Prix “Tel Aviv 2018”, raporton Koha.net.

Xhudistja raundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti me “ippon” Tetiana Levytskan e Gjeorgjisë.

Pos Kelmendit që merr pjesë në kategorinë deri në 52 kilogramë, në këtë garë do të paraqitet edhe Loriana Kuka.

Ajo do të paraqitet në kategorinë deri në 78 kilogramë të shtunën. Në raundin e parë do të përballet me xhudisten nga Holanda, Lluna Lucassen.