20.11.2018

Lojtari më me vlerë në botë quhet Kylian Mbappe – Cristiano as në top 10

5 Nëntor 2018

Rritja meteorike e Kylian Mbappe Lottin në majë të futbollit botëror ka bërë që ai të arrijë të bëhet lojtari më me vlerë në botë, shkruan Periskopi.

Observatori CIES i futbollit ka bërë matje komplekse që marrin parasysh performancën, moshën, tregtshmërinë dhe kontraktën aktuale mes shumë faktorëve tjerë, për të ardhur në një vlerë të caktuar specifike.

Pasi shkëlqeu me Francën gjatë Kupës së Botës këtë verë, 19 vjeçari arriti ta kalonte madje edhe Harry Kane-in në ranglistë.

Kjo është lista e më të mirëve:

Mbappe – 189,3 milionë Pound

Harry Kane – 172,5 milionë Pound

Neymar Jr – 172,2 milionë Pound

Mohamed Salah – 151,2 milionë Pound

Philippe Coutinho – 149,8 milionë Pound

Lionel Messi – 149,2 milionë Pound

Raheem Sterling – 143,9 milionë Pound

Romelu Lukaku – 143,7 milionë Pound

Dele Alli – 142,9 milionë Pound

Antoine Griezmann – 137,9 milionë Pound.