26.07.2017

Lamtumirë Real, Bale gjen skuadrën e re (Foto)

12 Maj 2017

Gareth Bale mund të transferohet në Manchester Unitedit gjatë kësaj vere.

Jose Mouirnho, menaxheri i Manchester Unitedit, e ka marrë seriozisht transferimin e Gareth Bales nga Real Madridi.

Sipas The Independent, ekipi nga ‘Old Traffrod’ asnjëherë nuk ka qenë më afër transferimit të ish anëtarit të Tottenhamit.

Madje, thuhet se edhe Bale është i gatshëm të dëgjoj ofertën e gjigantit nga Premierliga, përcjell Express.

Kurse, ditë më parë është raportuar se strategu portugez ka telefonuar zyrtarët e Los Blancos dhe ka biseduar rreth transferimit të mundshëm të yllit uellsian në Old Traffrod, përcjell Express.

Mouinho ka qenë i interesuar në ish anëtarin e Tottenhamit edhe gjatë verës së kaluar, por është refuzuar nga Real Madrid.

Pritet të shihet se a do të ketë sukses kësaj radhe Mouirnho, apo do të dështoj sërish që ta sjell Balen në Manchester United.