16.11.2018

Kroacia pëson humbje të thellë nga Spanja

11 Shtator 2018

Kroacia ka pësuar sonte debaklin më të madh në histori të saj. Ata janë turpëruar sot nga Spanja në Elche duke u mundur me rezultat 6-0. Goleadës spanjolle ia nisi Saul Niguez në minutën e 24 për të vazhduar Asensio (33), Kalinic autogol (35), Rodrigo (50), Ramos (57) dhe Isco (70).

Kroacia ka treguar se nuk është më ajo Kombëtarja e Botërorit, e cila e arriti finalen në Rusia 2018, ku humbi nga Franca.

Ata sot janë turpëruar nga Spanja me një rezultat të thellë, njërin nga me të thellët në histori të tyre.

Qysh në pjesën e parë u pa qe djemtë e Luis Enriques janë shumë të disponuar për lojë dhe kaluar në epërsi në minutën e 24 me Saul Niguez.

Pas këtij goli u shënuan edhe dy gola të shpejt. I dyti ishte një super gol i asit të Real Madridit në minutën e 33, kurse pas dy minutave Kalinic shënon autogol.

Me epërsinë prej 3-0 përfundon pjesa e parë për Spanjën.

Goleada spanjolle vazhdon edhe në pjesën e dytë.

Rodrigo shënon në minutën e 50’të, derisa goli i pestë vjen me kokë nga mbrojtësi i Los Blancos, Sergio Ramos në minutën e 57.

Spanja shënon golin e gjashtë në minutën e 70’të, kësaj radhe shënon Isco.

Me këtë fitore Spanja blindon pozitën e parë të grupit katër të Ligës A te Kombeve me gjashtë pikë, pasi që mposhti edhe Anglinë para tri dite.

Spanjës i duhet vetëm edhe një fitore për ta siguruar vendin e parë në këtë grup./GazetaExpress/