22.11.2017

Kosovë – Letoni, lajmi i fundit rreth biletave

13 Nëntor 2017

Sot në orën 19:30 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, do të zhvillohet ndeshja miqësore, Kosovë – Letoni, njofton FFK e përcjellë arbresh.info.

Kjo do të jetë ndeshja e parë që Kombëtarja e Kosovës e luan në shtëpi që pas pranimit në UEFA e FIFA dhe pritet me interesim nga dashamirët e futbollit. FFK njofton opinionin se biletat për këtë ndeshje shiten edhe gjatë ditës së sotme në qendër të Mitrovicës, si dhe në afërsi të stadiumit “Adem Jashari”.

Ftohen qytetarët që të vinë më herët në mënyrë që të shmanget tollovia, derisa iu rikujtojmëse se biletat e prodhuara kanë elementë të sigurisë të nivelit më të lartë dhe se sistemi i kontrollit të tyre nëpër pikat e stadiumit është i kompjuterizuar.

Hyrja në stadium pa biletë nuk do t’i lejohet asnjë personi, qofshin edhe fëmijë.

Çmimet e biletave për këtë ndeshje janë si vijon:

Tribunat A, B, C, D = 10 Euro

Tribunat J, K, L. M, N = 3 Euro

Tribunat O, P, Q, R, S = 5 Euro

Tribunat U, V, X, Y = 3 Euro

Tribunat E, F, G, H, I = 10 Euro