23.10.2017

Kosova pëson humbjen e radhës, tani nga Ukraina

6 Tetor 2017

Kosova ka pësuar humbjen e tetë radhazi në kualifikuese për Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja më e re e Evropës është mposhtur 0-2 nga Ukraina në ‘Loro Boriçi’.

Edhe pse me shumë mungesa, Kosova kishte paraqitje dinjitoze në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, Ukraina ia doli të shënoi dy herë, përmes Paqaradës që shënoi autogol në minutën e 60’, dhe Yarmolenkos në minutën e 88’.

Ndeshjen e fundit të këtij cikli eliminator, Kosova e zhvillon pas tre dite në Islandë./Lajmi.net/