22.11.2017

Kosova në kërkim të fitores së radhës pas pranimit në UEFA e FIFA

13 Nëntor 2017

Kosova tashmë është njoftuar me fitore pas pranimit në UEFA e FIFA, në qershor të 2016’tës triumfoi 2:0 përballë Ishujve Faroe.

Nëntë humbje dhe një barazim, këto janë statistikat e Kosovës pas 10 ndeshjeve zyrtare pas pranimit në UEFA e FIFA.

Nëse Kosova nuk arriti të shijojë fitoren në një ndeshje zyrtare, kjo nuk mund të thuhet edhe për miqësore.

Sfida me Ishujt Faroe, është miqësorja e vetmja e zhvilluar që kur “Dardanët” u pranuan me të drejta të plota nga UEFA e FIFA dhe ku triumfuan 2:0, shkruan Gazeta Express.

Që nga atëherë, Kosova ka zhvilluar 10 ndeshje zyrtare, që të gjitha në kualifikueset për Botërorin e Rusisë, ku përfundoi e fundit në Grupin I duke pësuar nëntë humbje dhe duke marrë vetëm një barazim, ndërsa pranoi 24 gola dhe shënoi vetëm tri.

Sonte, me fillim nga ora 19:30 në Adem Jashari” të Mitrovicës, Kosova do të kërkojë fitoren e dytë në miqësore kundër Letonisë dhe “Dardanët” janë favorit për t’i gëzuar tifozët shqiptarë. /Gazeta Express/