18.12.2017

Kosova mbyll me një pikë fazën e kualifikimeve për Botëror

9 Tetor 2017

Kosova ka pësuar edhe humbjen e nëntë në fazën kualifikuese për Botëror, që njëkohësisht ishte hera e parë në të cilën Kosova mori pjesë.

Nga dhjetë takime, vetëm i pari solli një pikë ndërsa të gjithë të tjerët shkuan në favor të kundërshtarëve. Kjo njëkohësisht ishte ndeshja e fundit e Albert Bunjakit si përzgjedhës i Kosovës.

Në xhiron e fundit të Grupit I, Kosova u mposht 2 me 0 nga Islanda, e cila kualifikohet direkt në Botëror.

Gylfi Sigurdsson dhe Johann Gudmundsson realizuan golat në fitoren për Islandën.

Kjo është tabela përfundimtare e Grupit I:

Islanda 22 pikë

Kroacia 20 pikë – Play-Off

Ukraina 17 pikë

Turqia 15 pikë

Finlanda 9 pikë

Kosova 1 pikë