19.10.2017

Kosova e fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Norvegjisë (Foto)

14 Qershor 2017

Kosova pritet ta fitoj me rezultat zyrtare 3:0 ndeshjen ndaj Norvegjisë, ku u mposhtën me rezultat 5:0.

Përfaqësuesja U21 Kosovës pritet të fitojë tre pikët e para në kualifikime, përkundër humbjes nga Norvegjia me rezultat të thellë 5-0.

Këtë e ka bërë të ditur gazeta norvegjeze, VG. Sipas kësaj atë fundit, futbollisti Kristoffer Ajer nuk ka pasur të drejtë loje ndaj Kosovës për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Kurse, këtë gafë e kanë pranuar edhe zyrtarë të Federatës së Futbollit të Norvegjisë, përcjell Express.

“Me të vërtetë ndjehemi keq dhe ju kërkojmë falje të gjithëve për këtë. Gabime të tilla administrative nuk duhet të ndodhin. Na vjen keq edhe prej lojtarëve që kanë pasur paraqitje të mrekullueshme në ndeshje,” ka thënë Alf Hansen, drejtor i departametit sportiv në NFF.

Ajer, derisa ishte pjesë e Norvegjisë U19 kishte marrë dy kartonë të verdhë në ndeshje ndaj Spanjës më 27 mars. Rregulla thotë që lojtari duhet të vuaj dënimin në ndeshjen e parë të radhës në nivel të njëjte, ose mbi (në këtë rast U21).