24.09.2017

Konfirmohet nga Fadil Vokrri: Bunjaku do të largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës

8 Shtator 2017

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Numri një i futbollit kosovar ka konfirmuar se trajneri Albert Bunjaku do të largohet nga Përfaqësuesja pas këtyre dy ndeshjeve.

“Ka qenë grupi më i vështirë me katër skuadra që kanë luajtur në kampionatin evropian”

“Të gjithë e kemi ditur se do të jetë e vështirë në këtë grup, por si ne ashtu edhe trajneri Bunjaku nuk kemi qenë të kënaqur me rezultatet e arritura”.

“Kemi luajtur disa ndeshje por në fund nuk e kemi marrë rezultatin e merituar në fushë”.

“Në dy ndeshjet e fundit e fundit kemi pasur paraqitje të mirë. Duhet përshëndetur lojën e lojtarëve dhe angazhimin e tyre”, vazhdoi tutje Vokrri.

“Bunjaku ka ofruar dorëheqjen pas ndeshjes me Finlandën, por un dhe komisioni ekzekutiv i FFK-së nuk e kemi pranuar atë”.

“Kemi rënë dakord që pas këtyre dy ndeshjeve, të ndërpresim bashkëpunimin por gjithmonë duke e lënë të hapur mundësin e bashkëpunimit në të ardhmen”, u shpreh kryetari Vokrri. /Telegrafi/