29.03.2017

“Klani” i Berishëve zëvendëson atë të Bunjakëve

16 Mars 2017

Ardhja e Besart Berishës te Përfaqësuesja e Kosovës ka shtuar në tre numrin e Berishëve në ekip.

Që të tre Berishët llogariten të rëndësishëm për formacionin e seleksionuesit Albert Bunjaki.  Valon Berisha kujdeset për mesfushën, Bernard Berisha për mesfushën dhe sulmin, kur Besarti pritet të jetë sulmuesi kryesor i ekipit për ndeshjen e radhës eliminatore, atë të 24 marsit kundër Islandës në Shkodër, shkruan sot Koha Ditore.  

Kësisoj, \"klani\" Berisha do të zëvendësojë \"klanin\" Bunjaku, i cili pas lejes së FIFA-s për miqësore, më 2014, dominonte te Kosova. Ishin katër Bunjakë pa llogaritur edhe trajnerin Albert Bunjaki: Imran Bunjaku, Enis Bunjaku, Alban Bunjaku dhe Albert Bunjaku.  

Nga ky grup tashmë nuk ka mbetur asnjë. I fundit ishte sulmuesi Albert Bunjaku, por ai u tërhoq para ndeshjes me Turqinë i pakënaqur me minutazhin.