24.09.2017

Kështu u mbyllën dy ndeshjet e sotme të Superligës

8 Shtator 2017

Të premten janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së tretë të Superligës, shkruan zeri.info.

Feronikeli e ka mposhtur Besën me përmbysje me rezultat 2:1, ndërsa dueli ndërmjet Llapit dhe Gjilanit ka përfunduar baras, 1:1.

Pejanët kanë kaluar në epërsi në minutën e 54-t përmes Altin Merlakut, por skuadra nga Drenasi është kundërpërgjigjur me dy gola.

Fillimisht rezultatin e barazoi Granit Arifaj në minutën e 60-të, kurse Qemail Elshani ia ka siguruar tri pikë “Niklit” me golin e shënuar në minutën e 80-të.

Në duelin tjetër, llapjanët shënuan të parët përmes Miran Maksutit në minutën e 47-të, por nuk ia dolën ta ruanin avantazhin pasi gjilanasit e barazuan rezultatin në minutën e 71-të me anë të Betim Haxhimusës./Zëri/