23.10.2017

Katër kupa bote vijnë në Shkodër

6 Tetor 2017

Tifozët e shumtë të Italisë do të kenë shansin të shohin nga afër katër trofetë e Kupës së Botës të fituara nga Italia.

Ato kanë ardhur në këtë qytet me nismën e Ambasadës Italiane, Bashkisë Shkodër dhe FSHF-së, është hapur ekspozita “4 herë Kampionë” në Teatrin “Migjeni”.

Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 9 tetor, ditën e ndeshjes me Italinë.

Tifozët e “axurrëve”, që kanë dëshirë të shohin nga afër trofetë e fituar nga Italia ndër vite, mund ta bëjnë këtë gjë pa pagesë.