20.10.2018

Karriera e Fadil Vokrrit (Foto)

9 Qershor 2018

Fadil Vokrri ka lindur me 23 korrik 1960 në fshatin Sfeçël në komunën e Podujevës. Ai njihet si "Legjenda e futbollit shqiptar" dhe mbetet futbollisti më i njohur dhe i adhuruar në Kosovë.

Në vitet '80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij.

Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi.

Ai luajti për KF Partizani i Beogradit dhe iu propozua të luante edhe për Dinamo e Zagrebit.

Fadil Vokrri ka luajtur 12 ndeshje me ekipin përfaqësues të Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë dhe ka shënuar 5 gola.

Fadil Vokrri luan për një periudhë kohe për NIM, Francë. Në vitet 1990-1992 luajti për ekipin e futbollit Fenerbahçe të Turqisë dhe korri shumë suksese për këtë ekip.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Fadil Vokrri u vendos me banim në Francë, ku u bë trajner i një ekipi futbolli të ligës së dytë.

Pas një kohe të suksesshme atje, Fadili u kthye në Kosovë dhe u kyc sërish në jetën sportive. Së fundi ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.