21.08.2018

Juventusi e qet në shitje yllin e skuadrës për 50 milionë euro

11 Maj 2018

Juventus është i gatshëm që të heq dorë nga Gonzalo Higuain këtë verë.

Gonzalo Higuain erdhi para dy viteve te Juventus nga Napoli për shumë rekord të klubit prej 90 milionë euro, transmeton Periskopi.

Edhe pse ka shënuar 55 gola në këto dy sezone, ‘El Pipita’ dështoi në ndeshjet kryesore ndaj Real Madridit në Champions League.

Sipas ‘Sport Mediaset’ Juve po planifikon shitjen e argjentinasit këtë verë pasi ai në fund të këtij edicioni do të mbushë 31 vjet.

‘Zonja e Vjetër’ po shikon mundësitë që ta rikthejë në skuadër Alvaro Moratan./Periskopi/