19.11.2017

Juventusi arrin finalen e madhe të “Championsit”

9 Maj 2017

Juventusi ka arritur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pasi ka eliminuar Monacon në gjysmëfinale.

Juve fitoi edhe ndeshjen e dytë, këtë herë me rezultat 2 me 1, për të ecur tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 1.

Mario Manxhukiq dhe Dani Alves shënuan golat për “Zonjën e Vjetër” në pjesën e parë, ndërsa Kylian Mbapppe ngushtoi rezultatin në pjesën e dytë.

Në finale, ekipi i Massimiliano Allegrit pret fituesin e gjysmëfinales Real Madrid – Atletico Madrid.