22.08.2017

Jo vetëm Ronaldo, një tjetër lojtar i njohur largohet nga Reali

17 Qershor 2017

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë ylli i vetëm që do të largohet nga Real Madridi. Nga kampioni i Evropës dhe Spanjës do të largohet edhe mbrojtësi portugez, Pepe.

Pepe, i cili ka kontratë me Real Madridin deri në fund të këtij muaji, pritet të transferohet te skuadra franceze e PSG.

Por, sipas L\'Equipe mes Pepes dhe klubit ka mbetur të diskutohet kohëzgjatja e kontratës. Parisienët i kanë ofruar portugezit kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.

Portugezi ka kërkuar kontratë dy vjeçare, mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë akordin finale./albeu.com/