24.03.2017

Januzaj nuk ka ide për të ardhmen

19 Mars 2017

Adnan Januzaj ka thënë se nuk di asgjë se ku do të luaj edicionin e ardhshëm.

Futbollisti i Manchester Unitedit i huazuar në Sunderland, Adnan Januzaj ka thënë se nuk e di se ku do të luaj edicionin e ardhshëm.

Skuadra aktuale e tij është në vendin e fundit në tabelë dhe një nga kandidatët kryesorë për të rënë nga Premierliga në Championship.

“Kur u largova nga Unitedi, e dija se do të jem i lumtur. Kam mësuar shumë dhe jam bërë më i fortë. Por, unë nuk e di se ku do të jem vitin e ardhshëm”, tha Januzaj për The Sun. /Express/